Mori dëmtim në sy gjatë protestës/ Niset drejt Turqisë polici

0

Fadil Allaraj, polici I cili mori dëmtimin në sy gjatë protestës për Klodian Rashën, është nisur drejt Turqisë për kurim.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama. Ai thotë se Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në Turqi me shpresën se mund t’i kthehet një pjesë shikimit!

“Të shkuara! Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Rama.

Në fotot e ndara nga Rama, duket Ardi Veliu dhe Ogerta Manastirliu që përcjellin efektivin në aeroport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu