Pas incidenti më Ramën reagon Evis Kushi dhe Kryeministri Rama: Kushi: Ishte e turpshme. Rama: Me Bashën nuk jam armik

0

 

Një incident ka ndodhur sot për Ditë Vere në Elbasan. Në momentin kur Kryeministri Edi Rama sapo hyri në bulevardin kryesor, një grup qytetarësh kanë brohoritur “Rama ik”. Në këtë moment janë kundërpërgjigjur edhe militantë të PS dhe për pak kjo situatë mund të kishte degjeneruar në përplasje fizike mes palëve. Por më pas Rama ka vijuar rrugën përgjatë bulevardit ku është përshëndetur me qytetarët.

Pas incidentit të ndodhur në Elbasan kanë reaguar menjëherë Ministrja e Arsimit dhe njëkohësisht Kryetare e PS për Elbasanit Evis Kushi.

Kushi u shpreh se “Jam shumë e keqardhur për atë që ndodhi sot në Elbasan. Tradicionalisht ka qenë festa më e bukur që i bashkonte njerëzit pavarsisht bindjeve fetare, politike dhe më vjën shumë keq për atë që ndodhi që një forcë politike politike bëri këtë gjë  të papranueshme dhe të turpshme që edhe një ditë e zakonshme nuk duhet të ndodhë. Populli Elbasanit është një popull që bën diferencën”.

I pyetur nëse kjo ndodhi pasi nuk pati koordinim të vizitave me z. Basha Kryeministri Rama u shpreh” Ne nuk jemi armiq, nuk kemi arsye përtej betejave dhe ballafaqimeve politike të ndodhë kështu. Në ambiente shoqërore duhet të sillemi si qytetar”.

Ndërsa i pyetur se përse qytetarët po qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin ai u përgjigj: Jam këtu për të respektuar një traditë që prej kohësh një festë që e ka qenë pa dalllime bindjesh politike, besimesh apo prejardhjesh që të kemi një festë të gëzuar dhe një verë të gëzuar të jetë një verë e lehtësuar nga pesha e rëndë e imponuar nga armiku i padukshëm.

Për këtë arsye po bëjmë çmos që të garantojmë vaksinën duke sjell sasi të konsisdeueshmë pasi kemi mbaruar mjekët dhe infermierët me mësues e pedagogë, prandaj është në rendin e Ditës që të garantoj doza të konsiderueshme që vera të jetë si kjo ditë e bukur dhe që e afrmja të jetë e cliruar nga makthi i virusit që po merr jetë njerëzish. Kjo është A-ja dhe Zh-ja e ardhjes time këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu