Pas vendimit të KAS,demokratët do ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor

0

Pas vendimit të KAS duke hedhur poshtë ankimimin e PD-së për fletën e votimit të 25 prillit,  demokratët vendosën të ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve pas 3 orëve diskutim dhe një pushimi, vendosi të pranojë ankimimin e PS-së dhe Bindjes Demokratike, ndërsa ka rrëzuar atë të PD-së.

Sipas vendimit, për Bindjen Demokratike do të vendoset logoja e ristiluar. Me vendimin e fundit të KAS, fleta e votimit do të jetë me numra dhe horizontalisht.

Socialistët kërkuan që kandidatët të identifikohen me numra, ndërkohë demokratët kërkuan që  kandidatët të renditen në kolonë dhe jo horizontalisht.

Ndërsa Bindja Demokratike kërkoi në fletën e votimit rikthimin e  logos së saj, edhe pse demokratët ishin  kundër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu