Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku është përfshirë avioni i linjës ajrore Tiranë- Londër.
Siç raportohet, një avion ka bërë frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit. Bëhet fjalë për një linjë qe do të nisej mbrëmë nga Tirana për në Londër.
Në momentin që është nisur, avioni ka marrë shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj piloti është detyruar të frenojë papritur.
Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por nuk ka raportime për të lënduar. Një tjetër linjë ka marrë më pas pasagjerët për t’i dërguar ata në destinacionin e tyre.