2 miliard euro/ Ndërtimi i Portit të Durrësit jehonë në CNN, Alabbar: Në Shqipëri shoh “Europën e Re”!

0

Investimi 2 miliard euro në portin e Durrësit nga Mohamed Alabbar ka bërë jehonë edhe në median prestigjoze CNN. Alabbar, themeluesi i kompanisë EMAAR në një intervistë për CNN ka deklaruar se Shqipëria, ose “Europa e Re”, siç e quan ai, ka indikatorë pozitiv për investim.

Ai është shprehur se Shqipëria ka bërë progres dhe korrupsioni apo trafiku i drogës i përkasin të shkuarës. Alabbar tha se ai nuk do që thjesht të ndihmojë në procesin e rindërtimit por edhe ta fusë vendin tonë në hartën e përthithjes së investimeve të tjera të huaja.

Alabbar u shpreh: Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e europës së vërtetë, Fatmirësisht Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Ata duhet të rriten jashtë kësaj.Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari. Rindërtimi po ndodh tani dhe shpresoj që të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim por edhe për të futur Shqipërinë në hartë që të ftohen të tjerë investitorë
Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

Ai shtoi: Këto investime i kam bërë dhe në shumë vende të tjera të botës, të fundit e bëra në Serbi me stacionin e trenit dhe pati shumë sukses. Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu