PD denoncon tejkalimin e afateve për punimet në unazë

0

Partia Demokratike dega Elbasan nëpërmjet anëtares së kryesisë Doris Madhi ka denoncuar këtë të shtunë tejkalimin e afateve për asfaltimin e rrugës në unazën e qytetit e cila parashikon dhe ndërtimin e mbikalimit që të con drejt varrezave, një investim i cili kap shifrën e mbi 316 milion lekëve pa tvsh. Tejkalimini afatit sipas PD në një pikë nevralgjike si kjo ndikon negativisht te qytetarët të cilët cdo ditë përballen me vështirësi në lëvizje ndërsa vetë rruga është burim aksidenti për të gjithë grup-moshat.

Partia Demokratike ka kritika edhe për anën teknike të projektit i cili perfshin njëkohësisht tre akse rrugore , që sipas saj nuk janë të ndërlidhura mes tyre.

Anëtarja e Kryesisë së PD sqaron se selia blu nuk është kurrësesi kundër investimeve strategjike në bashkinë e Elbasanit duke iu referuar automotorparkut , por se kërkon transparencë për procedurat e prokurorimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu