PD padit Ramën në SPAK : Ka konsumuar 4 vepra penale

0

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Selia blu thotë se në themel të padisë qëndron kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi  përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”. Në vijim, Partia Demokratike akuzon se gjatë një bisede me Milva Ekonomin ditën e djeshme,Rama u shpreh se e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS.

“Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër”- citohet Rama në padi, njofton PD. Për Partinë Demokratike, Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:

  • Shpërdorimi i detyrës
  • Korrupsion aktiv në zgjedhje
  • Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
  • Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

“Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu