Ushtria në mbledhje të jashtëzakonshme,mësohet vendimi

0

Pak minuta më parë drejtuesit e ushtrisë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme përsa i përket situatës në aeroportin e Rinasit, ku prej mbrëmjes së djeshme greva e kontrollorëve ka pezulluar çdo fluturim.

Drejtuesit e lartë të ushtrisë kanë shprehur gatishmërinë për të marrë nën kontroll trafikun ajror të Rinasit.

Kontrollorët aktualë do të zëvëndësohen me të paktën 8 kontrollorë të ushtrisë, të cilët do të kthejnë në normalitet trafikun ajror në Rinas dhe do të bëjnë të mundur rinisjen e fluturimeve.

Prej vitesh, një prezencë e Forcave të Armatosura pranë Aeroportit të Rinasit monitoron pa ndërprerje hapësirën ajrore të Shqipërisë përmes radarëve të specializuar për identifikimin e çdo mjeti ajror, civil, ushtarak apo sportiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu