Përdhosen posterat e Goran Bregoviçit. Përshkallëzohet revolta kundër ardhjes së tij në Shqipëri (FOTOT)

0

Janë rritur tensionet kundër ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Shqipëri.

Ftesa e bërë nga bashkia korçë ka rritur ndjeshëm ragimet qytetare të cilëve iu janë bashkuar artistë, këngëtarë, figura të njohura nga fusha të ndryshme. Kanë kërkuar anulimin e koncertit, si një shenjë respekti ndaj ndjeshmërisë së të afërmve të viktimave në luftën e Kosovës. Gjithsesi, nga autoritetet, kryesisht nga bashkia e Korçës, nuk ka patur asnjë reflektim.

Ndërsa dita e performancës afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizet.

Në shenjë proteste, posterat e këngëtarit që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës, janë përdhosur nga qytetarët.

Shtohen tensionet

Edhe “Tifozat Kuq e Zi” kanë sulmuar dje zyrat e Bashkisë Korçë në formë proteste që të tërhiqet ftesa për Goran Bregovicin.

Ata shprehen përmes një postimi se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit duke theksuar se ky ishte një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, sipas faqes zyrtare të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu