Përdornin ambientet për të vënë baste online, e pëson administratori dhe klienti i lokalit në Gjirokastër (EMRAT)

0

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Në pranga kanë rënë 36-vjeçari Romeo Corro dhe 37-vjeçari Dërgim Hasa

Shtetasi Romeo Corro e kishte kthyer lokalin e tij në një pikë bastesh, të cilat I vendoste përmes telefonit, ndërsa shtetasi Dërgim Hasa ishte klient i lokalit.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër (klient i subjektit).

Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu