Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.
Një numër i madh banorësh janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë, ku ka pasur dhe pjesëtarë të një familjeje që janë helmuar, dyshohet nga uji i pijshëm pas dëmtimit të tubacionit të ujit të pijshëm dhe përzierjes me ujërat e zeza.
Reth 30 persona kanë marrë serum në qendrën shëndetësore të Shupenzës, ndërsa vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona.
Raportohen raste helmimi nga Gjorica, Hoshaten dhe Shupenza. Në një pronocim mjekët thonë që nuk e dimë se nga ka ardhur helmimi pasi pacientët jan paraqitur nga zona të ndryshme