Përgatisnin mina me telekomandë, arrestohen 2 persona

0

Në kuadër të operacionit të koduar policor “Distanca”, policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se përgatisnin dhe trafikonin mina me telekomandë. Në pranga janë vënë 46-vjeçari me iniciale A.G dhe 35-vjeçari me iniciale B.G.

 

Ata kishin përgatitur katër mina të telekomanduara me qëllim shitjen e tyre kundrejt fitimit deri në 3 mijë euro për një copë. 

Minat janë sekuestruar nga policia përpara se ata t’i shisnin. Të arrestuarit po merren në pyetje në lidhje me porositë që kanë marrë.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Distanca”. Në kuadër të tij u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.G, 46-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe B.G, 35-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu