Periudha e tyre mbërriti, ja pse nespullat janë të vështira për tu gjetur

0

Ndodh që momenti mes pranverës dhe verës na duket më i mërzitshmi, kjo për faktin se ka mungesë të frutave. Mollët dhe dardhat, janë ato fruta që mbushin koshin në tryezën e ngrënies.

Por, ato që mbushin pikërisht këtë ‘boshllëk’ janë nespullat. Zona të ndryshme veriore nuk i njohin prandaj po i sjellim këtu në një version që as ata që janë rritur me to, nuk i kanë provuar.

Sepse nespullat, mund të jenë pjesë edhe e recetave të kripura. Mundet të jenë edhe jo shpesh të gjetshme në treg por janë frut tipik pranveror. Arsyeja e mos kultivimit të shpeshtë të tyre e për rrjedhojë edhe e një shitjeje të kufizuar, është sepse janë frut i vështirë për t’i rezistuar kohës, kjo i bën të mos jenë shumë të përhapura. Lëkura e tyre nxihet menjëherë duke bërë të qulltë edhe tulin, prandaj tregtarët, jo vetëm në Shqipëri por gjithandej, nuk rrezikojnë t’i ‘marrin përsipër’.

Megjithatë, tani që është koha më e mirë e tyre, dikush mundet t’i ketë ende në kopësht. Te ne, nespullat janë konsumuar si frut i freskët. Të pakta janë rastet për të cilat ato janë shfrytëzuar për të bërë prevede apo të trajtohen në formë kremoze për të përgatitur ëmbëlsira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu