Pandemia/ Ulen infektimet, qytetarët pro dhe kundër masave mbrojtëse

0

Ndonëse pandemia nuk është zhdukur dhe mbetet ende një rrezik potencial, mjaft qytetarë në Elbasan kanë lënë menjanë masat anticovid dhe bëjnë një jetë të shkujdesur. Nga një vëzhgim i kryer sot në këtë qytet rezulton se shumë prej tyre nuk e mbajnë më maskën dhe nuk respektojnë distancimin fizik.

Ka prej tyre që shprehen se nuk kanë mbajtur asnjëherë maskën dhe se nuk do ta bëjnë vaksinën. Ka të tjerë që e kanë bërë vaksinën por që nuk e mbajnë më maskën. Ndërsa pjesa dërrmuese, edhe pse ka bërë vaksinën, vazhdon ta mbajë maskën dhe respektojnë edhe distancimin fizik.

Aktualisht në qarkun e Elbasanit infektimet me Covid kanë rënë në shifra të papërfillshme dhe gjithashtu prej disa ditësh nuk regjistrohet më asnjë humbje jete. Në shkallë qarku janë vaksionuar mbi 41 mijë shtetas. Por edhe pse specialistët kërkojnë ende vëmendje dhe respektim të masave, vigjilenca ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu