Periudhë me trazira, Kim Kardashian dështon për herë të dytë në këtë fushë

0
Celebrities including Kim Kardashian West, pictured above, Katy Perry and Leonardo DiCaprio are taking part in a 24-hour “freeze” Wednesday, Sept. 16, 2020 on Instagram to protest against the failure of the social media platform's parent company, Facebook, to tackle misinformation and hateful content. (Photo by Willy Sanjuan/Invision/AP, File)

Kim Kardashian ka zbuluar se ka dështuar në provimin e vitit të parë të drejtësisë për herë të dytë.

Këto rezultate ajo i bëri të ditura në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, shfaqje që përfundoi dje, pas 14 vitesh.

“Unë dështova, thjesht nuk duhet të stresohem për këtë”, tha ajo duke shtuar se ishtë mërzitur në lidhje me këtë gjë.

Ylli e zhvilloi provimin pas një viti studimi, por u zotua se do ta kalonte atë për herë të tretë gjatë këtij muaji.

Ajo ka thënë se dëshiron të hapë firmën e saj ligjore duke u përqëndruar në dënimin dhe reformën në burg pas mbarimit të diplomës së saj të drejtësisë.

Kim Kardashian ka treguar po ashtu se cila ka qenë arsyeja që vendosi të zyrtarizonte divorcin e bujshëm me Kanye West.

“Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë. Mund të kem thjesht fëmijët e mi dhe lëvizjet e bashkëshortit tim nga vend në tjetrin dhe unë jam në këtë rrugëtim me të. Dhe isha shumë në rregull me këtë gjë. Por pasi bëra 40 vjeçe këtë vit, kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua”, i ka treguar Kim nënës së saj Kris Jenner.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu