Vrau gruan me thikën e kuzhinës, dënohet me burg përjetë shqiptari në Greqi

0

Një 61-vjeçar shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm në Patra të Greqisë për vrasjen e gruas së tij.

Vrasja brutale ndodhi në qershor 2014 në Agiovlasitika (Achaea). Autori e goditi gruan me një thikë kuzhine të gjatë 30 cm pas një debati të fortë në shtëpi.

Pas ngjarjes autori e mbështolli trupin e gruas 45-vjeçare me qilim dhe shkoi në polici duke rrëfyer ngjarjen.

Por përse nisi debati?

Ai tha se ai sapo ishte kthyer në shtëpi me gruan pas tetë ditësh në spital dhe në vend që të pushonte, ajo këmbënguli të shkonte në punë menjëherë si ndihmëse shtëpiake.

Tentativa për ta bindur që të mos shkonte në punë por të pushonte pasi sapo kishte dalë nga spitali, dështoi.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po përpiqesha shumë për shëndetin e saj“, tha i akuzuari.

Shqiptari tha se nuk e mbante mend se si e vrau gruan me thikën e kuzhinës që gjeti në tavolinë. “Ajo ra në këmbët e mia dhe pastaj e kuptova se çfarë ndodhi” deklaroi 61-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu