Përplas shpërndarësin e picave dhe 4 makina/ Emri

0

Një aksident I rëndë është regjistruar në qytetin e Beratit, ku një 27-vjeçar teksa drejtonte mjetin me targa AB 906 AR në gjendje të dehur, ka hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndante pica.
Pasi përplasi shpërndarësin e picave, 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën e përgjatë lumit,duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit.
Drejtuesi i motoçikletës, që pas përplasjes është shembur në asfalt,është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Drejtuesi i mjetit, Tajar Hysko, ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor,për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu