Përplasen 4 makina në Durrës, 10 persona të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 makina, që janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e quajtur ‘Plepat’.

Nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur 10 persona, ku mes tyre ka dhe fëmijë. Ndërkohë që një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkaku i aksidentit të rëndë ende nuk dihet, por në vendngjarje kanë shkuar shërbimet mjekësore si dhe autoritetet policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu