Përplasi për vdekje drejtuesin e motorrit/ Arrestohet 30-vjeçari

0

30-vjeçari me iniciale E.P, është vendosur në praga pasi ditën e djeshme ka përplasur për vdekje një drejtues motorri me iniciale A.GJ.
Drejtuesi i motorrit ghumbi jetën, ndërkohë që pasagjerja mbrapa tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Shkeli vendimin e gjykatës dhe ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.
Në pranga edhe 2 drejtues mjetesh.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Dh., 42 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, e cila e kishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje motrën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•E. P., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•F. Sh., 39 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu