Përplasje e përgjakshme në Greqi, plagosen 3 persona, mes tyre një shqiptar

0

Një shqiptar dhe dy grekë u dërguan të plagosur në orët e para të mëngjesit në spital, me shumë mundësi pas një përplasjeje të përgjakshme të armatosur në Peristeri.

Konkretisht, në orën 4:00 të mëngjesit, një 35-vjeçar shqiptar u transportua nga Burnazi në Spitalin Attica, pasi kishte marrë tre plagë plumbi.

Rreth orës 5:30, dy grekë u transportuan nga Qendra Mjekësore Peristeri në Spitalin Thriasio, njëri prej tyre kishte një plumb në kyçin e këmbës dhe tjetri një goditje të rëndë në kokë. Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu