Përplasje në Egje/ Ndahet në dysh anija luftarake greke

0

Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen greke ”Kallisto në portin e Pireut, çka ka bërë që kjo e fundit të pësojë dëme të mëdha material.
Në bordin e anijes ishin 27 persona. Të paktën dy persona nga “Kallisto” u plagosën lehtë dhe u transportuan nga një patrullë e Rojës Bregdetare në territorin dhe nga atje ata u morën me ambulanca dhe u dërguan në Spitalin Detar të Athinës. 25 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër të Marinës.
“Kallisto” e gjatë 57 metra kishte lundruar nga porti i Salamis, kur anija me konteinerë ra në pjesën e pasme të anijes luftarake, duke rezultuar në një çarje.
Hetimet janë duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu