Personalitetet politike shqiptarë dhe të huaj urojnë Shqiptarët për Ditën e Flamurit.

0

Këtë 108-vjetor të pavarësisë së vendit nuk kanë munguar urimet e bëra ndaj Shqipërisë dhe shqipëtarëve nga figurat politike shqiptare dhe të huaj.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e nisi me publikimin e fjalëve të babait të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.
“Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!”- është shprehaj e Ismail Qemalit e publikuar nga Rama. Ndërkohë që e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Fjalë të çmuara”.
Sigurisht që një ditë kaq e rëndësishme për popullin shqiptar nuk kishte se si të mos urohej nga presidenti Meta, i cili theksoi se 108 shtet mjaftojnë për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin modern.
“Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.
108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa,”-është shprehur presidenti në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ambasadorja e SHBA-së,Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kanë shprehur afersinë e popullit shqiptarë me SHBA-në dhe BE-në, duke e theksuar nga vetë Soreca, i cili shprehet se BE I qëndron afër popullit shqiptar.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit nderojmë shqiptarët që humbën betejën e tyre kundër Covid-19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë popullit shqiptar. Më të fortë së bashku”.
Ndërkaq ambasadorja Kim shkruan:
“Në 18 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë.”
Ndërkaq, përtej Atlantikut, ka qenë sekretari i SHBA-ve ai që u ka uruar shqiptarëve Pavarësinë.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, deklaron Pompeo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu