Personazh/ Pasioni për daullen i të riut nga Elbasani që mësoi ti bjerë që kur ishte foshnjë

0

Ky është Aurel Kurti, një djalë i ri nga qyteti I Elbasanit. Ai nuk e ndan daullen asnjë ditë nga vetja. Pasionin për veglën muzikore e ka trashëguar nga të parët e tij kur ishte vecse një foshnje dhe ka dëshirë që një ditë edhe ai të bëjë të njëjtën gjë.

Pasioni më të cilën i bie daulles dhe i përshtatet kërkesave të dasmorëve ka bërë që ta kërkojnë të jëtë i pranishëm në dasma nga i gjithë vendi, madje disa herë edhe ka dalë jashtë Shqipërisë ku ka patur ftesë nga emigrantët që jetojnë në emigracion.

I riu tregon se ndonëse nisi studimet për violinë, pasioni dhe dashuria për veglën e lashtë bën që ta braktiste violinën dhe ti përkushtohej daulles.

Nëse dikur vegla muzikore e daulles ishte traditë në disa zona të vecanta, sot thotë i ru i apasionuar pas saj, përdoret nga cdo skaj i vendit.

Krenar që po con para traditën e familjes Kurti , i riu nga Elbasani thotë se jetën pa daullen nuk e koncepton dot. I frymëzuar pas tingujve të saj, sa të furishëm aq edhe kuptimplotë shprehet se ftesën për të marrë pjesë në një dasëm e pret gjithnjë më gëzim.

Në fund mesazhin e tij e ka për të rinjtë, të cilët rrallë ndodh që ti përqafojnë zanatet si ai. Nëse bashkëmoshatarët e tij kryejnë punë të rënda në Europë, Aurelit i vijnë pafund ftesa për të marrë pjesë në dasma si daullexhi.

Njësoj si babai i tij Aurel Kurti nga Elbasani netëve performon në dasma, ndërsa sa herë ka mundësi dhe kohë të lirë dita e gjen në punishten e të atit të cilin e ndihmon në zanatin e kovacit. Ndryshe nga shumë të rinj të tjerë koha për të është e vyer ndaj nuk duhet shkuar dëm……

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu