Përveç rrobave, binjaket më identike në botë ndajnë edhe të njëjtin partner

0

Anna dhe Lucy DeCinque njihen gjerësisht si “binjaket më identike në botë”. Motrat 35-vjeçare ndajnë gjithçka, nga i dashuri i tyre 37-vjeçar Ben Byrne, rrobat dhe një shtrat të madh. Shumë e guximshme, apo jo?!

Ndërkaq në një deklaratë për “NY Post”, Anna tha se:

“Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të; kur ajo bën dush, shkoj me të. Ne kurrë nuk jemi ndarë. Nuk mendoj se do të funksiononim pa njëra-tjetrën. Kemi ankth ndarjeje. Ne jemi të lidhura shumë.”

Lucy nga ana tjetër shtoi:

“Ne mendojmë për njëra-tjetrën si person.”

Fatmirësisht, i dashuri i binjakëve Ben, është shumë mirëkuptues. Dhe motrat thonë se ato nuk pranojnë të shoqërohen me njerëz që kritikojnë stilin e tyre të jetës.

Lucy shpjegoi:

“Ben e kupton lidhjen tonë dhe nuk na gjykon. Kështu ka qenë nga dita e parë. Asnjëherë nuk ka pasur xhelozi. Unë nuk e di se si kemi pasur të dashur të veçantë. Njerëzit mund të na gjykojnë se si u pëlqen, kështu funksionon për ne.”

Në të ardhmen, motrat duan që partneri i tyre Ben, t’i lë shtatzënë në të njëjtën kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu