Beba Rexha me akuza të rënda ndaj “The Sun”: Ju nxisni femrat kundër njëra-tjetrës!

0

Pas bujës që deklarata e Bebe Rexhës ka bërë në media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur mbi intervistën e fundit që ka dhënë për “The Sun”.

Fokusi i “The Sun” ishte vendosur mbi raportin e Bebe Rexhës me dy këngëtaret të cila janë në konflikt me njëra-tjetrën, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Sipas “The Sun”, Bebe Rexha ka thënë se ka tentuar të bashkojë dy këngëtaret, por ka qenë e pamundur, shkruan InfoWebTV.

Këtë gje Rexha e ka mohuar me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, duke e quajtur çdo gjë një budallallëk që synon nxitjen e femrave kundër njëra-tjetrës.

“Një tabloid në Mbretërinë e Bashkuar po krijon një histori të tmerrshme në lidhje me shoqet dhe femrat që unë admiroj. Është budallallëk absolut për të nxitur femrat kundër njëra-tjetrës, sidomos ato që unë di se janë njerëz të mirë! Ky thashethem toksik është dashakeqës dhe nuk është i vërtetë”, shkroi artistja në Twitter.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu