Revanshi i Dash Sulës dhe gara e pazakontë e Luçiano Boçit

0

Vazhdon të ndiqet me interes gara e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.

Por ndërsa PS pothuaj e ka mbyllur me listën e kandidatëve deri në numrin 8 ku ndodhet drejtuesi politik, Taulant Balla, pasi koefiçenti dhe herësi mbeten të lartë dhe kandidatët poshtë numrit 8 nuk mund të spostojnë nga lista fituesit në renditje. Koefiçenti për PS është 10788 vota plus 1 votë.

Por ndryshe po ndodh në kampin blu. Gara mes kandidatëve të PD po bëhet gjithnjë e më e fortë. PD fitoi 6 mandate.  Kandidati Dashnor Sula, që mbulon Peqinin dhe Belshin, ka surprizuar duke grumbulluar 6978 vota duke u renditur i pari.

I dyti vjen Luçiano Boçi i cili nuk bën pjesë në gjashtëshen e parë dhe tani i duhet të kapë 9647 vota plus 1 që të kalojë herësn që ka kjo forcë politike me votat e grumbulluara në qarkun e Elbasanit që të spostojë një nga kandidatët meshkuj. Kur janë numëruar 356 nga 511 kuti, Boçi ka grumbulluar 6512 vota.

Surprizë mbetet Lefter Gështenja nga Librazhdi i cili vazhdon të grumbullojë mjaft vota duke iu larguar kështu zonës së rrezikut. Ai ka grumbulluar deri më tani 3717. Të presim përfundimin e rezultatit. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu