Pezullohet procesi i vaksinimit këtë të enjte, ja arsyeja

0

Procesi i vaksinimit në Kosovë nuk ka vazhduar ditën e sotme për shkak të festës së Fitër Bajramit. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar për oraret të cilat do të vazhdojnë të premten.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova, raportojnë mediat kosovare.

Oraret e vaksinimit nga MSH. Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu