Plagoset 55-vjeçari në Durrës, policia arreston autorin

0

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e një 55-vjeçari në Durrës, pasditen e sotme.

Policia njofton se autori është larguar në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa i plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit  të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu