Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë, në korrik u dhunua në qendër të qytetit

0

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë ditën e sotme (11 nëntor).

Kokoneshi po transportohet në spitalin e Lushnjës dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Mësohet se pas një debati me shtetasin E.Xh, ky i fundit e ka goditur me thikë.

Më 13 korrik 2022 Fredi Kokoneshi u dhunua nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj.. Kallëzimi u bë nga vetë kryebashkiaku, i cili deklaroi në polici se ishte sharrë, ofenduar dhe goditur me shuplakë për shkak të detyrës që ushtron.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit.

Njoftimi i policisë më 13 korrik

Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu