Protesta e Berishës, Gjiknuri nga Elbasani: Nuk është një ngjarje e madhe, do tregojë që stabiliteti i këtij vendi është i sigurt

0

Damian Gjiknuri nga Elbasani është pyetur për protestën që do të mbaj opozita ditën e nesërme. Gjiknuri tha se është një ngjarjë shumë e vogël në rrugën e madhe të kombit shqiptar. Ai tha se Berisha dhe Meta e organizojnë këtë protestë për interesat e tyre dhe se kërkojnë të kthejnë vendin pas.

Megjithatë Gjiknuri pronoi se sot shqiptarët përballen me vështirësi duke i lidhur me faktor global, si lufta dhe inflacioni.

Gjiknuri: ‘Kjo është një mini ngjarje në rrugën e madhe të një kombi, pasi i ka ardhur dita që Shqipëria edhe të protestojë, por mbi të gjitha të ketë liri fjale dhe një qeverisje më të mirë në dobi të njerëzve. Nuk është hera e parë që protestohet shpresoj që të mos rikthehet reminishencat e të kaluarës së personave që kanë marrë përsipër të protestojnë. Më gjithë atë Shqipëria ka parë edhe më keq sesa protestat dhe kjo ngjarje do të tregojë që stabiliteti i këtij vendi është i sigurt. Nuk kam ndonjë mesazh për kryedemokratin sepse ka shumë krydemokrati, por që shqiptarët janë vërtetë në një moment të vështirë për shkak të luftës, por Shqipëria është një ven di i sigurt me qeverisjen e majte.’- tha Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu