Plagosi me armë zjarri 24-vjeçarin, arrestohet i mituri

0

 

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 16-vjeçarin me inicialet Th. Th., i cili plagosi me armë zjarri një 24-vjeçar.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta i mituri plagosi me plumb në këmbë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i plotë i policisë: Korçë

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr. 14, Korçë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit Th. Th., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosour në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu