Plagosje me thikë në Librazhd, në gjendje të rëndë një person. Emrat

0

Një sherr i ndodhur në qendër të komunës në Hotolisht të Librazhdit, ka përfunduar me plagosje me thikë.

Në sherr janë përfshirë Mikel Çota dhe Fatmir Duka në të cilin ka mbetur i plagosur ky i fundit ndërsa është transportuar në spital, në gjendje të rëndë, për të marrë ndihmën mjekësore.

Siç raporton gazetari Agim Blloshmi për abcnews.al, mësohet se motivi i sherrit mes tyre ka qenë për arsye banale.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të plagosjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu