Konfirmohen 13 raste të reja me COVID-19 në Elbasan. Mbyllet kopështi në Peqin

0

Elbasani regjistroi 13 raste me Covid-19 ditën e sotme.

Ndërkohë, kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme raportoi 302 raste të reja, prej të cilëve 8 persona të infektuar me COVID-19 u regjistruan në Elbasan.

Një sanitare në kopshtin që u mbyll dje në Peqin ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

Ky kopsht u mbyll pikërisht prej Covid-19. Po ashtu, mësohet se pozitive ka rezultuar edhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare Demir Godelli.

Tashmë pritet t’i merren tamponët edukatoreve të kopshtit, të cilat janë vetëkarantinuar pasi kanë shfaqur edhe simptoma.

Sipas Ministrisë që prej fillimit të epidemisë, në vend janë shëruar 10395 pacientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu