Plas sherri në avion, pasagjerja sulmon stjuardesën dhe i thyen 2 dhëmbë

0

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një avion të linjës “Southwest – San Diego”, ku një pasagjere ka sulmuar fizikisht stjuardesën.

Ngjarja ndodhi teksa avioni ishte në fluturim, ndërkohë që nuk dihet se çfarë e acaroi pasagjeren që bëri atë veprim. Nga goditjet e pasagjeres, stjuardesa u gjakos në fytyrë dhe humbi dy dhëmbë, ndërsa u desh ndërhyrja e një tjetër pasagjeri që sherri të mbyllej.

Video është publikuar nga CNN, ndërkohë që pasagjerja është arrestuar sapo avioni ka zbritur në tokë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu