Plot ngjyra, Arilena Ara paralajmëron publikimin e albumit të saj të parë

0

Arilena Ara ka surprizuar fansat e saj pasditen e sotme me një lajm fantastik.

Ajo ka njoftuar në rrjetin e saj social Instagram se albumi i saj i parë do të publikohet së shpejti. “Pop Art” titullohet albumi i cili shpalos karakterin, emocionet dhe ndjesitë e paralelizuara me koloret të cilat do të vijnë si një pikturë me anë të muzikës.

” ‘POP ART’ THE ALBUM! Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha koloret që jetojnë brenda meje!” ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit.

Ky albumin do të publikohet së shpejti dhe adhuruesit e saj nuk po i mban vendi.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu