Polici shqiptar vret vajzën aksidentalisht dhe më pas qëllon për vdekje veten (FOTO)

0

Punonjësi i Policisë së Kosovës, i cili dyshohet se aksidentalisht ka vrarë vajzën dhe më pas ka qëlluar veten e tij është Salih Mazreku. IndeksOnline ka siguruar fotografinë dhe thotë se Mazreku shërbente në Policinë Kufitare të Kosovës.

Mbetet ende e paqartë si e ka vrarë vajzën ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në banesën e tyre në Prizren ku u gjetën të pajetë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës:

Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent.

Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu