Policia e Lezhës ndalon shkodranin me Benz/ Mbante armë gjahu pa leje

0

Një 30-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Lezhës. Ky shtetas ka qenë duke lëvizur në aksin Lezhë-Mabë kur është ndaluar nga uniformat blu dhe ka rezultuar i dehur.

Drejtuesi i mjetit me iniciale B.B, ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/ l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në  në aksin rrugor Lezhë-Mabë , kanë ndaluar një automjet tip ” Benz” që drejtohej nga shtetasi B.B.

Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjëndje të dehur,  në masën 1.02 mg/ l.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B.,30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu