Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e udhëtimit për të gjithë udhëtarët e huaj. Ministrja malazez e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç Bojoviç, ka bërë me dije se së shpejti do të futen në fuqi rregullat e reja të lëvizjes në Malin e Zi.
Risia është se në të ardhmen, statusi i vaksinimit të pjesshëm (një dozë) nuk do të njihet dhe se ne do të jemi në gjendje të hyjmë në qendrat tregtare vetëm nëse plotësojmë një nga kushtet e përcaktuara nga certifikata Kombëtare dixhitale COVID.
Gjithashtu janë shtrënguar kushtet për të hyrë në shtetin e Malit të Zi. Nga 14 shtatori, shpjegoi Boroviniq Bojoviç, hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huajt plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara:
Se kanë kaluar 14 ditë nga koha kur kanë marrë dy doza, gjegjësisht se kanë kaluar dy javë nga imunizimi me vaksinat e dhëna në një dozë;
Se personi posedon një test negativ PCR për COVID-19 që nuk është më i vjetër se 72 orë ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;
Se personi posedon një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë./abcnews.al