Policia gjermane alarmohet nga granata e gjetur,por ishte thjesht një lodër seksi

0
An old, defused grenade held in the palm of a hand in Nagorno-Karabakh. Concept shot for violence, time, fragility

Në pyjet e qytetit të Passau,pranë kufijve të Gjermanisë me Austrinë dhe Republikën Çeke u gjet një granatë dore e cila alarmoi policinë gjermane.Por alarmi ishte i kotë,pasi granata rezultoi të ishte një lodër seksi.

Dikush që po vraponte në atë zonë njoftoi policinë se “kishte gjetur një granatë në pyll”, por nuk arriti të përmendte se pranë “bombës” kishte edhe prezervativë dhe lubrifikantë.

Policia alarmohet për vendosjen e një granate në pyll, por

Detektivët e skuadrës së bombave konstatuan se objekti ishte një kopje e granatës pasi inspektuan përmbajtjen e çantës. Zyrtarët i thanë agjensisë gjermane të lajmeve, DPA, se zbulimi i prezervativëve në çantë i bëri ata të dyshonin që në fillim se objekti ishte menduar për t’u përdorur për diçka tjetër.

“Një kërkim në internet konfirmoi dyshimin,” tha policia. “Ja që paska edhe lodra seksi në formën e granatave të dorës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu