Policia greke i prishi punë, arrestohet shqiptari me sasi të madhe droge në makinë

0

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar ditën e sotme, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Naftemporiki shkruan se policia e Janinës pati informacion se një makinë po transportonte lëndë narkotike dhe për këtë arsye organizoi një operacion policor që rezultoi me sukses.

Gjatë kontrollit, autoritetet policore gjetën në kofanon e një makine 16 pako heroinë me peshë 8 kilogramë dhe 13 pako me kanabis sative me peshe 13 kilogramë dhe 950 gramë. Shoferit i’u konfiskuan të gjitha sendet që kishte me vete së bashku me makinën.

Ndërkohë ai vetë u arrestua dhe mbi të rëndojnë akuzat e transporitit të lëndëve narkotike. Çështja e tij do të dërgohet në prokurorinë Publike të Janinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu