Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem.
Një automjet tip Benz me targë AA 764 JY me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik u përplas me një Range Rover me targë AA 775 YU me drejtues shtetasin K.S. 36 vjeç me banim në Kavajë.
Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i lënduar rëndë shtetasi që drejtonte mjetin tip Benz.
Fillimisht ai është transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe më pas për një shërbim më të specializuar në Tiranë.
Gjithashtu plagë të lehta ka marrë edhe drejtuesi i mjetit tip Range Rover.
Në vendin e ngjarjes mbërritën policia, zjarrfikëset dhe ambulancat.
Grupi hetimor kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Dyshohet se një nga automjetet ka dalë në kah të kundërt e për pasojë ka shkaktuar këtë aksident.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.