Policia jep detajet: Si u grabit kambisti në Sarandë

0

Blutë e Sarandës kanë dhënë detaje nga grabitja në Sarandë, ku një kambisti iu grabitën 5 milion lekë të vjetra.

Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar ka shtyrë kambistin 60-vjeçar me iniciale I.D dhe i ka rrëmbyer një shumë parash.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu