Policia jep informacion lidhur me arsenalin e armëve të gjetura në Gramsh

0

Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh.

Disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë në zonën e Çekrezit.

Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje.

Dyshohet se armatimi i gjetur të jetë i periudhës së viteve 97′ në zonën e Çekrezit në periferi të Gramshit, ku ndodhen edhe tunele të cilat kanë qenë të tejmbushura me armatime.

Mësohet se armët janë gjetur në kasollen me gurë të Kadri Çekrezit, i cili nuk jeton më.

Më konkretisht, në kasolle janë gjetur:

1. Rreth 50 granata dore mbrojtëse,

2. 17 granata sulmuese,

3. Rreth 30-40 granata dore me bisht druri

4. Një sasi ndezësash të futur në kuti plastike

5. 200-300 fishekë kallashnikovi

6. Një sasi fishekësh 7.62 mm

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu