Policia jep versionin zytar të vrasjes së bashkëshortëve: Krimi i dyfishtë ka ndodhur para disa ditësh

0

 

Policia ka dhënë versionin zytar të vrasjes së bashkëshortëve në Shkodër.

Raportohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”. Policia bën me dije se Fadil Bandulla, 79 vjeç ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen S. Bandulla., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas uniformave blu nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Sakaq, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se i moshuari ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten.

 

Njoftim i policisë:

 

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu