Mediet greke kanë raportuar se prifti grek, mitropoliti i Kythera-s, u ka bërë thirrje besimtarëve të mos pranojnë vaksinën pasi është prodhuar nga fetuset e abortuara.
Më 27 dhjetor, pas shërbesës së mbrëmjes, ai tha: “Një lajm nga Italia fqinje nga të krishterët ortodoksë të cilët më kontaktojnë me këta njerëz me shumë dashuri, tha me shqetësim të madh sa më poshtë që vaksinat e reja sot… ato bëhen dhe përgatiten me produktin e aborteve.”
Këto informacione, ai i cilësoi si të tmerrshme ndërsa shtoi se besimtarët janë të shqetësuar dhe i janë drejtuar udhëheqësit të tyre Papës.
Sipas priftit grek, Papa u ka thënë: “Kështu është, por ne duhet ta pranojmë atë ekonomikisht për shëndetin e njerëzve”.
“Por ky është një gabim i madh dhe natyrisht është jashtë një kishe të shenjtë katolike dhe apostolike dhe ne nuk mund ta llogarisim mendimin e tij, por ne ortodoksët nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë,” vijoi më tej prifti.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





