Vendi që i ofron të rinjve birrë me vetëm 50 cent, nëse vaksinohen

0

Messina bëhet vendi i parë në Italinë fqinje që ndërmerr një iniciativë për të afruar të rinjtë, që të vaksinohen në Panair.

Të gjithë të rinjtë që vaksinohen në Panair gjithashtu do të kenë mundësinë që të blejnë një birrë në shumën simbolike prej 50 cent.
“Siç është provuar tashmë për shembull në Izrael”, tha zyrtari i Messina, Alberto Firenze, ndërsa shtoi se “ne do t’i presim në Panair, deri të Dielën 6 Qershor. Nga njëra anë do të jetë një mënyrë për të joshur të rinjtë të vaksinohen, nga ana tjetër për të rritur konsumin e produkteve “Made in Sicily”. Por mbi të gjitha do të jetë një mundësi e rëndësishme për të edukuar të rinjtë të konsumojnë pije jo me shumë alkool”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu