Prindrit gjejnë për herë të tretë të hapur varrin e të birit.

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Valikardh të Bulqizëz.
Një familje për herë të tretë ka gjetur të hapur varrin e djalit të tyre, i cili është gjetur i varur më 20 gusht.
Bëhet fjalë për varrin e Edmond Zogut, ku dy episodet e para u shënuan në muajin gusht, dhe më tej i fundit ditën e djeshme.
Fillimisht familja mendoi se varrin mund ta kishte hapur ndonjë kafshë, por përsëritja e ngjarjes për të tretën herë rresht, bëri që nëna e të ndjerit, Sheqere Zogu, të bëjë denoncim në polici.
Familja dyshon se trupi i viktimës 36-vjeçare mund të mos jetë në varr, duke i kërkuar autoriteteve që të hetojnë dhe të zbulojnë se çfarë po ndodh me varrin e të ndjerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu