Pritej shumë prej tyre por rezultoi ndryshe, vendasit dominojnë PSG-në, Messi nuk arrin të bëjë diferencën

0

Konsiderohej një kundërshtar modest për Paris Saint-Germainin, por përkundër parashikimeve, Club Brugge ka arritur t’ia marrë një pikë klubit francez në Ligën e Kampionëve.

Skuadra vendase ka marrë notë mesatare lehtë më të mirë se mysafirët, falë angazhimit më të madh. Vlerësimin më të lartë te vendasit e kanë marrë dy sulmuesit, Charles de Katelaere dhe Hans Vanaken, kurse nota më e lartë në ndeshje ka shkuar për portierin e PSG-së, Keylor Navas (7.8).

Lionel Messi nuk arriti të shënonte në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e klubit të ri, megjithatë ka marrë notë solide (7.2).

Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për transferimin tjetër të ri të parisienëve, Georginio Wijnaldum (6.2).

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave sipas SofaScore në ndeshjen Club Brugge 1-1 PSG.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu