Projektohen disa nga emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Elbasan

0

Pothuaj janë projektuar emrat e disa kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit.

Në krye të listës qëndron drejtuesi politik i qarkut dhe që ka mbajtur disa pozicione kyçe në kupolën e PS-së si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Balla ka kohë që e ka nisur fushatën, e madje ka qenë i shoqëruar edhe nga disa prej emrave të kondidatëve.

E dyta në liste pritet të jetë Ministrja e Arsimit Evis Kushi. I treti një tjetër emër i deleguar nga qendra Valdrin Pjetri.

Në Peqin pritet që të kandidojë një njeri tepër i afërt me ish deputetin Aqif Rakipi. Ai pritet të jetë Saimir Hasalla.

Në Librazhd këshilltari i vjetër i Ballës, Eraldo Xhani. Në Prrenjas u prezantua Albana Hana, vajza e ish prokurorit të njohur.  Një emër mjaft potencial është Drejtori aktual i Kadastrës, Mariglen Disha.

Në Cërrik nuk përjashton Luan Dusha. Në Gramsh Anastas Angjeli ose Besjan Ajazi. Një tjetër kandidat mund të jetë Enis Zani.

Por burime bëjnë me dije se lista do të ketë surpriza me emra të rinj të cilët janë duke u promovuar.

Siç edhe dihet tashmë, garë e fortë do të zhvillohet në 7-8 vendet e para ku kandidatët për deputetët e kanë më të sigurtë fitoren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu