Protesta e studentëve/ “Ne mund të jemi brezi i injorantëve”.

0

Ditën e sotme studentët janë mbledhur në ambientet përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar që të kthehen në auditore.
Një prej studenteve e cila shfaqet pa maskë ka deklaruar se nuk e mban atë në shenjë proteste.
“Arsyeja është ashiqare se nuk e duam mësimin online. Ne kemi provuar mësimin online, është një dështim. Përveç faktit që mungon diskutimi shkëputet interneti, s’ke përqendrim. Nuk po e mbaj maskën sot në shenjë proteste. Për mua është e shenjtë dija. Në autobusa nuk ka distancë janë rrafsh. kam dhe foto. E di, e vërtetë shumë e vërtetë, është në shenjë proteste. Nuk mundem ta ndjek mësimin online dhe maskën e vendos, se vendos është e drejta ime përsëri”, tha studentja.
Studentë të tjera kanë thënë se nxjerrja e urdhrit për mësim online në mënyrë të papritur nuk ka qenë i drejtë pasi ata kanë paguar tarifën dhe kanë bërë të gjitha shpenzimet.
“Është e palogjikshme që ministria të nxjerrë një vendim 3 ditë para fillimit të mësimit. Pse duhet të bëhet kjo, mund të ketë ulje tarifash edhe vjet kemi bërë shumë pak mësim në auditore dhe paguajtëm me tarifa si normalisht. Injoranca vret më shumë se Covid-i, dhe nëse nuk bëjmë mësim ne mund të jemi brezi i njorantëve.Presim që të kemi reagim më të madh të studentëve dhe që qeveria t’i thërrasë mendjes për një plan më të mirëfilltë”, tha një student.
“Kemi bërë gjithë këto shpenzime dhe papritur na thonë që do e bëjmë mësimin online. Ka shumë vështirësi sepse ne jemi e vetmja degë (infermieri) që merremi me shërndetin e njerëzve dhe kjo s’mund të bëhet online”, tha një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu